Presidenti kroat: “Ballkani i Hapur” është palidhje nëse Kosova nuk trajtohet njëjtë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pas takimit me Presidenten Vjosa Osmani tha se iniciativa e “Ballkanit të Hapur” është “palidhje” nëse nuk do ta mbulonte Kosovën në mënyrë të barabartë me shtetet tjera.

Milanoviq tha se nëse kjo iniciativë do të kishte qëllime të mira, atëherë duhej të merreshin parasysh.

“Marrë parasysh që Kroacia është shtet anëtar i Bashkimit Evropian, unë në mënyrë sipërfaqësore do ta komentoj, sepse nuk na prek neve në mënyrë direkte. Nëse iniciative i ka qëllimet e mira, atëherë duhet ta marrim ndoshta parasysh, me kusht që të merret parasysh që të gjitha shtetet të trajtohen njëjtë, ashtu siç tha Presidentja Osmani. Nëse është e kundërta, atëherë duhet pyetur se cilat janë motivet”, tha Milanoviq.

“Nëse kjo iniciativë nuk e mbulon Kosovën në mënyrë të barabartë, atëherë është, kushtimisht thënë, palidhje”, theksoi presidenti kroat.

Ai tha se Kosova nuk duhet të mbetet anash, ndërsa theksoi se duhet të bëhen të qartë motivet e iniciativës së themeluar nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

“Kosova nuk duhet të mbetet anash, kjo gjë nuk mund të ndodhë. Duhet ta kemi të qartë se cilat janë motivet”, tha ai.

Share This Article