Mustafa pas Haradinajt takon edhe Limajn

albnews
By
1 Min Read

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa është takuar sot edhe me kreun e Nismës, Fatmir Limaj për të diskutuar për krijimin e koalicionit.

Lajmin e ka konfirmuar deputeti Endrit Shala.

“Temë diskutimi ka qenë nevoja për krijimin e qeverisë së re dhe diskutime për koalicionin”, ka thënë Shala shkurtimisht.

Sot gjatë ditës Mustafa është takuar edhe me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Nga ora 16:00 ndërkaq partitë politike do të takohen në presidencë me kreun e shtetit. Presidenti Hashim Thaci ka bërë të ditur sot se do të ndërmarrë veprimet për krijimin e qeverisë së re.

Share This Article