Berisha: Jam njëri nga 44 mijë demokratët që kanë firmosur shkarkimin e Bashës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

I ftuar në RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se 44 mijë vetët që firmosën kundër Bashës atë ditë, duke pasur qeverinë kundër dhe ndërkombëtarët, ata janë heronj.

Ai tha se Berisha është njëri nga këta 44 mijë demokratë dhe se uron që Basha ta lëshojë Selinë, pasi nuk është më një çështje gjykate.

BerishaAta 44 mijë vetë që firmosën kundër Bashës atë ditë, duke pasur qeverinë kundër dhe ndërkombëtarët, ata janë heronj. Gabojnë rëndë ata që mendojnë se mund t’i nëpërkëmbin. Sali Berisha është njëri prej tyre, sepse këto janë vendime që vijnë nga anëtarësia, jo nga kryesia. Basha u paraqet shqiptarëve 2000 për 5004.

Ata demokratët që dolën për shkarkimin e Bashës, zbatojnë vendimi ne tyre. Unë uroj që Basha të lëshojë Selinë, sepse nuk është çështje gjykate, e cila nuk ka të drejtë të vendosë për pluralizmin politik. Gjykata ka të drejtë të verifikojë statutin e ndryshuar më 11 dhjetor nëse përputhet me kushtetutën.

Share This Article