Berisha: Sot PD është ngritur mbi nivelin e prillit 2021 dhe PD është bërë shembull për shqiptarët

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-kryeministri Sali Berisha udhëtoi sot drejt Vlorës për të festuar 31 vjetorin e themelimit të degës së PD-së në Vlorë.

Në takimin e mbajtur mesditën e sotme rrethuar edhe nga mbështetës të PD-së, Berisha tha se Basha tradhëtoi demokratët për karrigen e tij.


“Zgjedhjet u zhvilluan me sistemin më antidemokratik  të patronazhistëve. U zhvilluan me blerjet masive të votës duke disbursuar në 2 muajt e fushatës mbi 130 milionë euro për zonat e dëmtuara nga tërmeti. U zhvilluan duke disbursuar nga thesari i shtetit 60 mln euro asfalte e zhavorr elektoral në bashkitë sociale. Këto, njeriu që e shpalli masakër elektorale do të shndërrohej në tradhtarin absolut të demorkatëve shqiptarë.  Në vend që të merrej me mbrojtjen e votës së demokratëve u mor me manipulimin e votës së tij për të garantuar karrigen”, tha Berisha.

Berisha tha se nuk do të arrihet ëndrra për të shuar PD-në pasi ajo pas 18 dhjetorit është ngritur edhe më e fortë në këmbë dhe e vendosur për të përballur dhëmb për dhëmb narkoshtetin.

”Sot PD është ngritur mbi nivelin e prillit 2021 dhe PD është bërë shembull për shqiptarët.Më 18 dhjetor i pretë biletën njeriut që do të mbetet në historinë politike të vendit Lulzim Bravës.

Këtë vit e mbyllim  me një avokate të fuqishme të interesit kombëtar. Një forcë politike e vendosur për tu përballur dhëmbë për dhëmb me narkoshtetin e forcë politike të vendosur të votojë me këmbë e duart e saj në kutitë e votimit. I thotë dinjitetit të njeriut, dinjtet”, tha Berisha.

Berisha e mbylli fjalën e tij duke uruar gëzuar vitin e ri një vit që tha do të jetë një vit mrekullie për shqiptarët.

Share This Article