Pjesa e mbetur e kampionatit botëror për junior në hokej në akull është anuluar nga frika nga përhapja e COVID-19, raporton agjencia AP.
Botërori në Kanada kishte filluar, por nisën edhe të paraqiteshin rastet e para me koronavirus.
Federata Botërore e Hokejit në Akull ka njoftuar të mërkurën se për anulimin e Botërorit duke u bazuar nga rekomandimet e mjekëve të saj. Është përmendur përhapja e variantit Omicron.
Dy ndeshje nuk u zhvilluan fillimisht për shkak të rezultateve pozitive në mesin e lojtarëve amerikanë dhe çekë dhe një lojtari rus.
Dy lojtarë amerikanë dhe një çek rezultuan pozitivë me koronavirus, ndërsa kjo çoi te karantina e detyrueshme për të dy skuadrat.
Këshilli i IHHF-së ka përcaktuar se integriteti i turneut është kompromentuar nga pamundësia e zhvillimit të ndeshjeve dhe ka çuar në anulim.