City shënon fitore të vështirë por shumë të vlefshme

albnews
By
1 Min Read

Manchester City ka shënuar një tjetër fitore, të vështirë por shumë e vlefshme në luftën për titull kampioni.

Në kuadër të xhiros së 20-të në Premier League të mërkurën mbrëma, Manchester City fitoi në udhëtim te Brentfordi me rezultatin minimal, 1:0.

Golin e fitores e shënoi Phil Foden në minutën e 16-të kur u asistua nga belgu Kevin de Bruyne.

për pozitë jashtë loje iu anulua goli i qendërmbrojtësit Aymeric Laporte, tre minuta para fundit të duelit.

Me pikët e plota, të udhëhequrit e Pep Guardiolës prijnë në renditje me 50 pikë, tetë më shumë se Chelsea, dhe nëntë më shumë se Liverpooli që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Share This Article