Me fitoren e arritur të mërkurën mbrëma ndaj Brendfordit si mysafir 1:0, Manchester City ka krijuar shkëputje prej tetë pikësh nga vendi i dytë që e mban Cheslea.
Ndërkaq, Liverpooli ka nëntë pikë më pak në vendin e tretë, por ka edhe një ndeshje më pak të luajtur.
Trajneri i Cityt, Pep Guardiola, thotë se në lojë janë edhe 54 pikë dhe se nuk do të jetë aspak e lehtë mbrojtja e titullit.
“Ka shumë ndeshje në vazhdim. Jemi tetë pikë para, por në lojë janë edhe 54 pikë. Ka shumë ndeshje të vështira për tu luajtur. Nuk i besoj askujt që thotë se është bërë shkëputja. Ekipet që kemi konkurrente si Chelsea dhe Liverpooli, janë të jashtëzakonshme. Ne kemi bërë distancën jo sepse ata humbën pikë, por sepse ne i fituam dhjetë ndeshje rresht. Por, ka ende për tu luajtur”, tha Guardiola.
Man. City ka 50 pikë në vendin e parë.