Personat mbi 50 vjeç, më të prekur nga Omicroni në Britani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Varianti i ri i COVID-19, Omicron, është përhapur kudo duke rritur shqetësimin e shkencëtarëve dhe frikën e publikut në të gjithë botën. Sipas të dhënave shëndetësore deri më tani, personat mbi 50 vjeç janë më të prekurit nga varianti i ri në Britani.

“Ne kemi konstatuar rritje të rasteve te personat mbi 50 vjeç”, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Sajid Javid, duke shtuar se 90 për qind e personave mbi 50 vjeç kishin marrë një dozë përforcuese.

Britania ka parë një rritje rekord të rasteve të reja pas shfaqjes së varianit të ri Omicron.

Britania ka regjistruar 13.235.401 raste dhe 148.851 viktima që nga fillimi i pandemisë.

Share This Article