Një variant i ri i COVID-19 dyshohet se është zbuluar në jug të Francës.
Shkencëtarët kanë alarmuar për shfaqjen e një varianti të ri në këtë pjesë të shtetit francez, pas rezultimit pozitiv të 12 pacientëve nga i njëjti rajon, e që testet e tyre kanë treguar “një kombinim atipik”.
Siç raportohet, burimi i këtij infektimi ishte kthyer nga një udhëtim në Kamerun, derisa ekspertët thonë se mund të kishte origjinën nga vendi afrikan.
Këtij varianti i është dhënë emri B.1.640.2, ndërsa gjatë rishikimit thuhet se janë identifikuar 46 mutacione në këtë variant, raporton “Express UK”.
Prania e tij u zbulua për herë të parë nga ekspertët e “IHU Mediterrane Infections” në Marsejë, të cilët njoftuan nëpërmjet Twitterit që në fillim të këtij muaji kanë zbuluar një variant të ri në pacientët e infektuar me COVID-19 nga Forcalquier, në rajonin Alpes-de-Haute-Provence.