Unitedi pëson në shtëpi nga Wolvesi

albnews
By
1 Min Read

Manchester Unitedi është mposhtur në shtëpi nga Wolverhamptoni në xhiron e 21 të Premier Leagues.

Në ndeshjen e luajtur të hënën mbrëma në “Old Trafford”, Unitedi ka pësuar humbje me rezultatin minimal 1:0.

Golin e vetëm në këtë ndeshje që ia sigurojë tri pikët Wolvesit, e shënoi mesfushorin portugez Joao Moutinho në minutën e 82-të.

Me këtë humbje, Unitedi mbetet në pozitën e shtatë me 31 pikë, tri më pak se Wolvesi që është ngritur në vendin e tetë në tabelë.

Share This Article