Rrahmani nuk lejohet të luajë ndaj Juventusit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qendërmbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani nuk do të jetë në gjendje të luajë në ndeshjen që Napoli e luan kundër Juventusit prej orës 20:45 në kuadër të xhiros së 20 të Serie A.

Rrahmani është karantinuar dhe autoritetet e shëndetit në Torino nuk i kanë dhënë leje atij që të luajë. Në fakt, së bashku me Rrahmanin në Torino janë karantinuar edhe Piotr Zielinski e Stanis Lobotka, të cilët gjithashtu do t’i mungojnë Napolit në këtë ndeshje.

Napolit i ishte dhënë drita jeshile për të udhëtuar në Torino me aeroplan, por në momentin që ateroi, klubit iu bë me dijë se tre lojtarë nuk përshtateshin me vendimin e ri të qeverisë italiane dhe për ta nuk do të bëhej asnjë përjashtim nga karantinimi. Kjo për shkak se Rrahmani, Zielinski e Lobotka nuk e kanë marrë vaksinën e tretë brenda 120 ditëve, ndërsa pjesa tjetër e lojtarëve kanë marrë përforcuesin për të shmangur karantinimin. Po ashtu, të tre lojtarët kanë pasur kontakt me ata që tashmë kanë rezultuar pozitiv ditëve të fundit në klub.

Te Napoli janë tetë raste me koronavirus, përfshirë edhe trajnerin Luciano Spalletti.

Share This Article