ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer 16 hours ago
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste 16 hours ago
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin 16 hours ago
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër 16 hours ago
Spiunonin për Rusinë, Britania arreston 2 burra dhe një grua të dyshuar si agjentë 16 hours ago
Next
Prev
Home Albania

“Kali” ka ngordhur, na duhet një i ri

albnews by albnews
11 January, 2022
in Albania
0
“Kali” ka ngordhur, na duhet një i ri
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Na duhet edhe një kalorës i mirë, por mbi të gjitha na duhet një kalë i ri. Por mjaft me kuaj e me kalorës. Ajo çfarë po them nuk është e re, e as nuk është e imja. Jemi tre vjet e gjashtë muaj larg zgjedhjeve të ardhshme. Kemi kohë mjaftueshëm për organizimin e një lëvizjeje të re politike.

Stop flogging a dead horse,’ është një shprehje në anglisht që në shqip përkthehet, ‘Ndalo fshikullimin e një kali të ngordhur’. Shprehja nënkupton që, në momentin që kali ka ngordhur, është e kotë të vazhdosh ta godasësh me shpresën se do eci përpara. Partia Demokratike është sot kali i ngordhur i politikës shqiptare, dhe ka në mesin tonë njerëz që vazhdojnë t’i bien, me besimin e plotë që; kamzhiku do ta ngrejë në këmbë dhe do ta bëjë që të eci përpara.

RelatedPosts

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Mocion për shkarkimin e Peleshit, “U shkel Kushtetuta”, PD: Të përsëritet seanca

VanHorn: Ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit, themeli i besimit mes qeverive e popujve

Ka edhe një grup tjetë që mendon se, kali i ngordhur ka nevojë për një kalorës të ri. Ose më saktë, kalorësin e tij të vjetër. Se kalin e ngordhur di ta drejtojë vetëm ai kalorës. Dhe se në momentin që kali i ngordhur do shohi kalorësin e tij të vjetër do ngrihet në këmbë e se me gjithë fuqinë që sjell vdekja, do vrapojë në drejtim të një triumfi të madh. Tani, ne mund të rrijmë me ditë dhe netë të tëra duke diskutuar se si na ngordhi kali. Ose se kush e vrau kalin. Por për një gjë nuk ka vend për diskutim. Kali ka ngordhur, dhe se me këtë kalë nuk shkojmë dot askund. Nëse nesër do kishim zgjedhje lokale, Partia Demokratike e udhëhequr nga Lulzim Basha që sot gëzon mbështetjen e rreth 20% të elektoratit blu, do humbiste çdo bashki.

Partia Demokratike e udhëhequr nga Sali Berisha, i cili gëzon mbështetjen e rreth 80% të elektoratit blu do humbiste gjithashtu pothuajse çdo bashki. Përjashtim do bënin vetëm disa bashki ku diferenca midis së majtës dhe të djathtës është aq e madhe sa që të mos influencohet nga përçarja e kampit të djathtë. Ndërsa idea se si do dilnin zgjedhjet parlamentare nuk ja vlen as të mendohet. Kush është zgjidhja? Më keni pyetur shpesh. Na duhet një kalë i ri!

Na duhet edhe një kalorës i mirë, por mbi të gjitha na duhet një kalë i ri. Por mjaft me kuaj e me kalorës. Ajo çfarë po them nuk është e re, e as nuk është e imja. Jemi tre vjet e gjashtë muaj larg zgjedhjeve të ardhshme. Kemi kohë mjaftueshëm për organizimin e një lëvizjeje të re politike. Jo domosdoshmerisht të një partie politike, e cila do kishte si qëllim kryesor, rrëzimin e një sistemi që ka kapur çdo qelizë të jetës së qytetarëve shqiptarë.

Që një lëvizje e tillë të ketë sukses në fillim duhet të ngjalli besim. Nëse në ditët në vijim një grup intelektualësh, integriteti i të cilëve nuk është vënë kurrë në diskutim, do mblidheshin bashkë për të formuar një lëvizje të tillë, shumica e shqiptarëve duke më përshirë edhe mua do ta mbështeste me gjithë shpirt. Për këtë jam i sigurt. O ju që keni 30 vjet që bëni opozitë me shpresën se gjërat do bëhen më mirë! Ky është momenti për t’u ngritur e për t’i dal zot vendit. Nëse nuk e bëni këtë, do shkruani edhe për 30 vjet të tjera për të njëjtët hajdutë, për të njëjtët vrasës e për të njëjtat mizori.

Shënim. Ju lutem mos më shkruani për të më kujtuar kundërshtinë time të mëparshme për partitë e reja, të formuara gjashtë muaj para zgjedhjeve nga ish ministra e ish drejtorë të korruptuar. E mbaj mend shumë mirë!

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

18 September, 2025
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

18 September, 2025
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

18 September, 2025
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result