Një shpërthim arktik ka goditur shtetet verilindore dhe veriore të Atlantikut të mesëm, duke sjellë temperaturat më të ftohta, të cilat nuk janë parë prej më shumë se tri vitesh.
Siç raportohet, Shërbimi Kombëtar i Motit njoftoi se temperaturat e ftohta mund të zgjasin deri të mërkurën.
Sipas FOX Weather, disa vende nuk kanë parë temperatura kaq të ftohta që nga janari 2019.
Në Massachusetts, disa shkolla janë mbyllur për shkak të motit, duke përfshirë Bostonin, Worcesterin dhe Lowellin.
“Ne duam të sigurohemi që të mos ketë rrezik që nxënësit të jenë jashtë të ftohtë gjatë rrugës për në shkollë ose të kenë probleme në shkollë”, ka thënë kryebashkiaku i Bostonit, Michelle Wu, sipas Boston 25 News .
Shkollat u mbyllën edhe në pjesë të Vermont dhe New Hampshire.