Me 89 vota shpërndahet Kuvendi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro shpërndarjes së Kuvendit, duke i hapur kështu rrugë zgjedhjeve të jashtëzakonshme, shkruan Gazeta Express

Për shpërndarje kanë votuar  89 pro derisa 1 kundër dhe 2 absenim derisa 105 deputetë ishin të pranishëm në sallë.

Kjo seancë e jashtëzakonshme u caktua ditë më parë në kryesi të kuvendit, kjo pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj nga pozita e kryeministrit. I njëjti njoftoi për dorëheqjen e tij pas ftesës që mori për në Hagë në cilësinë e të dyshuarit.

Si pikë e parë e rendit të ditës ndërkaq ishte edhe votimi i marrëveshjes IPA e cila kaloi me 103 vota pro dhe asnjë kundër. Në sallë munguan deputetët e Listës Serbe.

Share This Article