ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Tajlanda emëron kryeministrin e tretë në dy vjet. 2 hours ago
Velipojë, dy pushues nga Kosova humbin jetën në det 7 hours ago
Conor McGregor, “ylli” i UFC-së, kërkon të bëhet president i Irlandës 7 hours ago
Presidenti izraelit drejt Britanisë, deputetët paralajmërojnë kryeministrin të mos e takojë: Ai nuk duhet të lejohet të hyjë në vend 8 hours ago
Sulm me thikë në shkollën profesionale në Gjermani/ 18-vjeçari nga Kosova plagos mësuesen, neutralizohet nga policia 8 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Kurti optimist se do të bëhet koalicioni parazgjedhor VV-LDK

albnews by albnews
22 August, 2019
in Kosova
0
Mustafa e Kurti koordinohen për mocionin e mosbesimit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është shprehur optimist se partia e tij do të hyjë në koalicion parazgjedhor me LDK-në.

Në një lidhje direkte në Facebook, Kurti ka thënë se ka bashkëpunim korrekt mes dy partive dhe se nëse bëhen bashkë, si koalicion do të marrin rreth 70 ulëse në Kuvend.

“Kemi shprehur vullnetin e mirë. Jemi optimistë. Për një vit kemi bashkëpunim me kryetarin tashmë të rizgjedhur të LDK-së Isa Mustafa. Kemi pas takime të rregullta, dhe që nga vera e vitit të kaluar, s’e kemi befasuar njëri-tjetrin. Ka pas bashkëpunim korrekt në opozitëbërie. E sot s’e kemi qeverinë duke iu atribuuar rezistencës sonë”, ka deklaruar ai.

RelatedPosts

Malishevë, aksident i rëndë me dy të vdekur dhe dy të plagosur

Velipojë, dy pushues nga Kosova humbin jetën në det

Sulm me thikë në shkollën profesionale në Gjermani/ 18-vjeçari nga Kosova plagos mësuesen, neutralizohet nga policia

“Nëse të gjitha subjektet do të garojnë veçmas, me siguri do të ketë polemika të ashpra. Pothuajse secili beson që do të fitojë. Unë jam i bindur që ne do të fitojmë. Por nëse e bëjmë koalicionin parazgjedhor, atëherë dihet fituesi. Koalicioni VV-LDK është fituesi. Bashkë do të kemi rreth 70 deputetë, sepse më 2017 LVV kishte 32 deputetë, LDK me disa parti të vogla 29, bashkë kishim 61. AKR doli dhe ua bëri 61 të tjerëve. Në qershor 2017 ishim 61, nëse bëjmë koalicionin parazgjedhor mbërrijmë në 70. Fituesi dihet e ata që mbesin garojnë për vendin e dytë. Me siguri edhe do të flasin mirë për ne sepse do të shpresojnë se pas zgjedhjeve do t’i marrim ndonjërin prej tyre”, ka thënë më tej Kurti.

Pas kësaj, Kurti ka thënë se edhe nëse shkojnë të vetëm dhe VV del fituese, “do të duhet të kërkojmë partnerë, që s’do të jetë kollaj, por jo e pamundur”.

Kurti ka thënë se ndër punët e para që do të bënte nëse VV hyn në pushtet, do të ishte “zvogëlimi i Qeverisë në 12 ministri me nga një zëvendësministër”.

Luftën ndaj korrupsionit e ka shprehur si ndër hapat e parë që do të ndërmerrte VV në rast se vjen në pushtet.

“S’ka kuptim të hedhësh sende në një thes kur është i shqyer në fund. Duhet të qepim fillimisht thesin e më pas të hedhim sende. Qytetarët s’po duan ta paguajnë tatimin kur po shohin kaq korrupsion. Duhet të ndalim krimin e korrupsionin që ta kthejmë kredibilitetin shtetit si tatimbledhës”, ka thënë ai.

Kurti ka shtuar se nëse Vetëvendosje merr qeverisjen, “ndër gjërat e para që do të ndodhnin do të jetë edhe kthimi në Kosovë i prokurorit Elez Blakaj”.

“ Ai u përndoq. Gjendet në SHBA, me qeverinë tonë të re, ai do të kthehet në Kosovë”, ka shtuar ai.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Tajlanda emëron kryeministrin e tretë në dy vjet.

Tajlanda emëron kryeministrin e tretë në dy vjet.

5 September, 2025
Velipojë, dy pushues nga Kosova humbin jetën në det

Velipojë, dy pushues nga Kosova humbin jetën në det

5 September, 2025
Conor McGregor, “ylli” i UFC-së, kërkon të bëhet president i Irlandës

Conor McGregor, “ylli” i UFC-së, kërkon të bëhet president i Irlandës

5 September, 2025
Presidenti izraelit drejt Britanisë, deputetët paralajmërojnë kryeministrin të mos e takojë: Ai nuk duhet të lejohet të hyjë në vend

Presidenti izraelit drejt Britanisë, deputetët paralajmërojnë kryeministrin të mos e takojë: Ai nuk duhet të lejohet të hyjë në vend

5 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result