2050 raste me Covid-19 sot në Kosovë

albnews
By
1 Min Read

Rritje e madhe e rasteve të reja me COVID-19 është regjistruar të mërkurën në Kosovë. Janë regjistruar plot 2050 raste të reja pozitive nga testimi i 9194 mostrave, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Sipas njoftimit, pozitiviteti i rasteve sot ka qenë 22.29 për qind, që paraqet po ashtu rritje të konsiderueshme nga ditët e mëhershme.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 462 persona. Numri i rasteve aktive ka shkuar në 7266.

Për 24 orë janë administruar mbi 5300 doza të vaksinave anti-COVID. Deri tash në nivel vendi janë administruar mbi 1.72 milionë doza. Prej tyre 42 mijë qytetarë i kanë marrë të tria dozat, ndërsa gati 800 mijë është numri i qytetarëve të vaksinuar me dy doza.

Share This Article