• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Tuesday, May 20, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
‘Baba Vanga’ e Japonisë parashikon ngjarjen që do trondisë botën… në vetëm 3 muaj

Zvicra i shpërbën 778 komuna, në Kosovë ka kërkesa për krijim komunash të reja

by albnews
20 April, 2025
in Kosova
0
35
VIEWS

Nga Enver Robelli

Në vitin 2011 Kantoni i Glarusit në Zvicër vendosi t’i shpërbëjë 25 komuna. Arsyeja? Edhe në një Kanton relativisht të pasur në një vend shumë të pasur si Zvicra ekzistenca e 25 komunave ishte e tepërt. Nuk kishte mjaft para për t’i financuar 25 administrata komunale. Politikanët racionalë u bënë bashkë dhe vendosën: nga 25 komuna do të bëhen vetëm 3!

Kjo reformë e rëndësishme bëri jehonë në mbarë Zvicrën. Buxheti i Glarusit është rreth gjysmë miliardë franga, por Glarusi është 16 herë më i vogël se Kosova. Krejt qëllimi i reformës administrative ka qenë rritja e efikasitetit të administratës dhe kursimi i parave të taksapaguesve.

Në total, numri i komunave në Zvicër ka rënë mes vitit 2000 dhe 2017 nga 2899 në 2255, dhe më 1 janar 2025 ka arritur në 2121 komuna – që do të thotë një reduktim prej 778 komunash brenda 25 vjetësh. Ky trend vazhdon.

Kosova, ndër shtetet me territor më të vogël në Europë, i ka 38 komuna. 10 prej tyre janë themeluar ekskluzivisht për komunitetin serb. Një kompromis i madh, i dhimbshëm që Kosova e ka bërë në kuadër të negociatave për Planin e Ahtisaarit në bazë të të cilit është shpallur pavarësia më 2008. Është shumë e qartë që disa nga këto komuna nuk i plotësojnë as kushtet elementare për të qenë të tilla. Siç nuk i plotësojnë as disa komuna me shumicë shqiptare. Por gjendja është si është, kompromiset janë bërë tashmë, ndryshimet nuk janë të lehta për shkak se secili bajraktar e mbron interesin e tij lokalist duke injoruar interesin e përgjithshëm, mandej ekzistojnë kufizimet nga Plani i Ahtisaarit.

Çuditërisht tani ka kërkesa nga një përfaqësuese e komunitetit boshnjak (dhe ndonjë mbështetësi të saj) për të themeluar edhe një komunë për këtë bashkësi, e cila nuk është e koncentruar në një pjesë të Kosovës. Kërkesës i vjen një duhmë shantazhi. Çdo komunitet në Kosovë duhet të gëzojë të drejta të plota në përputhje me standardet më të larta europiane. Por këto të drejta nuk realizohen duke themeluar komuna të reja.

Këto të drejta secili komunitet i realizon duke u integruar në shtetin e Kosovës (gatishmëria për t’i integruar pakicat duhet të ekzistojë edhe nga shumica). Por në një vend me mbi 90 për qind popullsi shqiptare është jetike që pjesëtarët e një komuniteti të vogël të mësojnë gjuhën e shumicës për të pasur më shumë shanse në tregun e punës – në ekonominë private dhe në administratë shtetërore. Secila qeveri e Kosovës duhet të investojë në komuna.

Është shumë e qartë që një pjesë e komunave të vogla të Kosovës nuk kanë staf mjaftueshëm të kualifikuar për të menaxhuar territorin komunal. Se ku do t’i gjejë komuna imagjinare e Reçanit, për shembull, urbanistët, inxhinierët, ekonomistët, specialistët e tatimeve, juristët me përvojë për të menaxhuar një komunë mbetet sekret i politikanes që e ka hedhur në opinion këtë kërkesë absurde.

Edhe komuna të tjera të vogla kosovare që sundohen nga bajraktarët shqiptarë apo vojvodët serbë nuk i kanë këto kapacitete dhe po të ishin të mençur politikanët do të mendonin për një reformë administrative në të mirë të të gjithëve, rritjes së efikasitetit dhe kursimit të parave.

Për ekzistencën e Komunës së Mamushës, ta zëmë, opinioni merr vesh kur arrestohet ndonjë zyrtar që duke shkelur ligjin ua ka dhënë shtetësinë kosovare 124 personave të një shteti tjetër. Shtetësia e Kosovës është bërë atraktive për shtetas vendesh që nuk gëzojnë liri lëvizjeje në Zonën e Schengenit. Për ironi mbiemri i zyrtarit ndërkohë të dënuar të Mamushës është i ngjashëm me emrin e një fisi historik shqiptar të trevës së Dukagjinit. Për Shtërpcën dëgjohet kur matadorët lokalë dhe matrapazët shqiptarë merren vesh për të shkatërruar Brezovicën. Ka plot shembuj edhe nga komunat me shumicë shqiptare ku kryetarët të vetmet gjurmë të dukshme që kanë lënë janë ato të korrupsionit.

Duket se qëllimi i kërkesave për themelim komunash të reja është zhvatja e një pjese të buxhetit sa për të hapur ca vende fiktive të punës. A nuk do të ishte më mirë që milionat që do duheshin për themelim të një komune të investoheshin sistematikisht në përmirësimin e infrastrukturës së fshatrave të komunitetit përkatës? Sigurisht që po. Kështu do të ndalej pak edhe trendi i ikjes masive në Perëndim të të rinjve. Me një komunë të re ky trend nuk ndalet. Siç nuk po ndalet as ndër shqiptarë, as ndër serbë. Përkundër një kalaveshi me komuna.

Previous Post

Vriten 2 persona në Gjermani, zhvillohet operacion i madh policor për kapjen e autorëve

Next Post

E vërteta e të vetmit njeri që hyri dhe doli gjallë nga Zona 51, çfarë pa ai?

albnews

albnews

Related Posts

Kosova “ylli” i eksporteve shqiptare/ Prilli “rikthen” numrat negativë, por shifrat e katërmujorit mbeten në rritje
Albania

Kosova “ylli” i eksporteve shqiptare/ Prilli “rikthen” numrat negativë, por shifrat e katërmujorit mbeten në rritje

19 May, 2025
Përkujtohet 26-vjetori i ngjarjes së Dubravës, aty ku serbët vranë 160 të burgosur shqiptarë
Kosova

Përkujtohet 26-vjetori i ngjarjes së Dubravës, aty ku serbët vranë 160 të burgosur shqiptarë

19 May, 2025
Kosove/ Konstituimi i Kuvendit dështon për herë të 18-të
Kosova

Kosove/ Konstituimi i Kuvendit dështon për herë të 18-të

19 May, 2025
Next Post
‘Baba Vanga’ e Japonisë parashikon ngjarjen që do trondisë botën… në vetëm 3 muaj

E vërteta e të vetmit njeri që hyri dhe doli gjallë nga Zona 51, çfarë pa ai?

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Britania hedh në Detin e Veriut nëndetësen pa pilot për të ndalur “flotën hije” të Rusisë

Britania hedh në Detin e Veriut nëndetësen pa pilot për të ndalur “flotën hije” të Rusisë

19 May, 2025
Fitoi mandatin e 4-të, Rama bën propozime konkretet se si të ‘shkrijë’ SPAK-un, kundërshton Dumani

Fitoi mandatin e 4-të, Rama bën propozime konkretet se si të ‘shkrijë’ SPAK-un, kundërshton Dumani

19 May, 2025
Kosova “ylli” i eksporteve shqiptare/ Prilli “rikthen” numrat negativë, por shifrat e katërmujorit mbeten në rritje

Kosova “ylli” i eksporteve shqiptare/ Prilli “rikthen” numrat negativë, por shifrat e katërmujorit mbeten në rritje

19 May, 2025
Java nis negativisht për Dollarin, forcohen Paundi e Franga!

Java nis negativisht për Dollarin, forcohen Paundi e Franga!

19 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4716 shares
    Share 1886 Tweet 1179
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2398 shares
    Share 959 Tweet 600
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM