ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
​Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Osmani priti në takim ambasadorin britanik Hargreaves 10 hours ago
Burnley luan në shtëpi, trajneri ndan mendjen për Brojën 10 hours ago
“Dua ta shoh nivelin e tij”, Allegri flet për Jasharin 11 hours ago
Në kongres, Trump i kërkojnë më shumë angazhim në Ballkan 11 hours ago
Ndiqni shifrat e fundit të migracionit në Mbretërinë e Bashkuar – duke përfshirë azilin, vizat dhe anijet e vogla 15 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Sanksione për promovuesit e bashkimit, Serwer: Uashingtoni nuk vendos sanksione për ata që shprehin opinione

albnews by albnews
20 January, 2022
in Albania, Bota, Kosova
0
Serwer: Të presim ç’do të ndodh në Washington
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Analisti dhe profesori i Universitetit John Hopkins në Uashington Daniel Serwer, i ka reaguar kolegut të tij, Edward Joseph, i cili ka hartuar një raport/strategji bashkë  me gjashtë autorë, përfshirë edhe një kosovar,  rreth asaj se si duhet luftuar jo-stabiliteti në Ballkan.

Në raportin e shkruar nga amerikani, Edward Joseph, që është edhe kryeautor, Branislav Radeljic nga Serbia, Lulzim Peci nga Kosova, Iulia Joja nga Rumania, Jan Cingel nga Slovakia dhe Pol Vila Sarria nga Spanja,  thuhet se do të ishte e pëlqyeshme që të vendosen sanksione për “promovimin provokativ” që kryeministri Albin Kurti ia bën “Shqipërisë së Madhe” dhe bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, gjë të cilën Kurti e sheh si “Korrigjim të një historie të padrejtësisë për shqiptarët”.

RelatedPosts

​Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Osmani priti në takim ambasadorin britanik Hargreaves

Në kongres, Trump i kërkojnë më shumë angazhim në Ballkan

Macron mbërrin në Pekin, nesër takimi me Xi Jinping, do të kërkojë forcim të raportit me BE

Duke iu përgjigjur këtyre konstatimeve/kërkesave të autorëve, Serwer në reagimin  tij ka deklaruar se ata  bëjnë gabim kur sugjerojnë që SHBA duhet t’u vendos sanksione ligjore udhëheqësve të këtyre kauzave.

“Ky propozim merr vëmendje të madhe mediale në rajon, por nuk do të ndodhë. Uashingtoni nuk sanksionon opinionet por veprimet” ka thënë ai.

“Zyrtarët amerikanë mund të kufizojnë vizat për zyrtarët e huaj që thonë gjëra që Washingtoni i sheh si destabilizuese. Por, ata që shkelin ligjin duhet të bëjnë ligje, të organizojnë dhe të armatosin paramilitarë, ose të bëjnë veprime tjera  të prekshme për t’u bërë subjekt të sanksioneve legale apo për t’iu ngrirë asetet” ka shtuar Serwer.

Deklaratën tij në gjuhën angleze e kenikëtu.

Ndryshe Serwer në një intervistë për T7, Serwer ka thënë se raporti është interesant.

“Unë e mbështes me gjithë zemër idenë e ndjekjes së njohjeve evropiane me më shumë energji. Por SHBA përdor sanksione ligjore (financa, udhëtime, etj.) kundër njerëzve për atë që bëjnë, jo për atë që thonë.”

” Zyrtarët amerikanë mund të kufizojnë aksesin për njerëzit, pikëpamjet e të cilëve ata i konsiderojnë si të dëmshme, por ata nuk do t’i sanksionojnë ato. Kjo do të kërkonte diçka më shumë: futjen e legjislacionit, për shembull, ose propozimin e një amendamenti kushtetues” ka shtuar ai.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

​Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Osmani priti në takim ambasadorin britanik Hargreaves

​Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Osmani priti në takim ambasadorin britanik Hargreaves

3 December, 2025
Burnley luan në shtëpi, trajneri ndan mendjen për Brojën

Burnley luan në shtëpi, trajneri ndan mendjen për Brojën

3 December, 2025
“Dua ta shoh nivelin e tij”, Allegri flet për Jasharin

“Dua ta shoh nivelin e tij”, Allegri flet për Jasharin

3 December, 2025
Në kongres, Trump i kërkojnë më shumë angazhim në Ballkan

Në kongres, Trump i kërkojnë më shumë angazhim në Ballkan

3 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result