Kryeministri japonez, Shinzo Abe nxit Korenë e Jugut që të mbajë premtimet mbi shkëmbimin e informacioneve sekrete mes dy vendeve.
Ai shtoi gjithashtu se vendimi për t’u tërhequr nga marrëveshje mes dy vendeve për shkëmbimin e informacioneve sekrete ushtarake mund të ketë pasoja negative mbi bashkëpunimin me SHBA-në.
“Sjellja e qeverisë koreane vazhdon të minojë marrëdhëniet e besueshmërisë”, tha kryeministri japonez para gazetarëve.
Dje, në kulm të një përballje ekonomike dhe diplomatike me Tokion, Koreja e Jugut kishte komunikuar se nuk do e vazhdonte paktin mbi shkëmbimin e informacioneve ushtarake, të nënshkruar në nëntor 2016, sepse nuk ishte më një linjë me interesat e saj kombëtare.