Ambasada e SHBA-së publikon mesazhin e Blinken: Rusia ka dy rrugë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë publikoi sot mesazhin e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken në lidhje me konfliktin mes Ukrainës dhe Rusisë.

Në mesazh Blinken shprehet se, Rusia ka dy rrugë, ajo e dialogut dhe rruga e agresionit.

“Ne i kemi dhënë Rusisë dy rrugë. Është rruga e diplomacisë dhe e dialogut…, por është edhe rruga e agresionit të saj të përsëritur dhe pasojave masive që ne e kemi ndërtuar tani për shumë javë,” tha Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

“Dhe nuk jemi vetëm ne që e themi këtë. G7-ta, ekonomitë kryesore demokratike në botë, kanë qenë të qarta për këtë. Bashkimi Evropian ka qenë i qartë për këtë. NATO ka qenë e qartë për këtë”, u shpreh Blinken në mesazh.

Share This Article