ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndiqni shifrat e fundit të migracionit në Mbretërinë e Bashkuar – duke përfshirë azilin, vizat dhe anijet e vogla 21 minutes ago
Trump thotë se nuk dëshiron somalezë në SHBA, ndërsa ICE planifikon operacion në Minesota (video) 41 minutes ago
Mbreti Charles mirëpret presidentin gjerman në vizitën e parë shtetërore në 27 vjet 46 minutes ago
Macron mbërrin në Pekin, nesër takimi me Xi Jinping, do të kërkojë forcim të raportit me BE 2 hours ago
Bëri kërdinë me alkool, rakuni i dehur gjendet pa ndjenja në tualetin e dyqanit 2 hours ago
Next
Prev
Home Bota

SHBA: Gazsjellësi rus me Gjermaninë s’do të hapet nëse pushtohet Ukraina

albnews by albnews
27 January, 2022
in Bota, Technologji
0
SHBA: Gazsjellësi rus me Gjermaninë s’do të hapet nëse pushtohet Ukraina
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Departamenti i Shtetit i ShBA-së ka thënë se gazsjellësi “Nord Stream 2”, i cili e lidh Gjermaninë me Rusinë, nuk do të miratohet, nëse Rusia e pushton Ukrainën.

Përderisa tensionet rreth grumbullimit të trupave ruse afër Ukrainës janë të larta, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, tha të mërkurën në mbrëmje se administrata e Bidenit është duke punuar me Gjermaninë për t’u siguruar që shteti evropian të mund ta përballojë humbjen e këtij gazsjellësi.

RelatedPosts

Macron mbërrin në Pekin, nesër takimi me Xi Jinping, do të kërkojë forcim të raportit me BE

Bëri kërdinë me alkool, rakuni i dehur gjendet pa ndjenja në tualetin e dyqanit

Dhunë në Francë, tifozët e Nice godasin lojtarët pas humbjes me Lorient

“Dua të jem shumë i qartë: nëse Rusia e pushton Ukrainën në një mënyrë ose në një tjetër, “Nord Stream 2” nuk do të lëvizë përpara. Nuk do të futem në hollësi. Ne do të punojmë me Gjermaninë për t’u siguruar që ai nuk do të lëvizë përpara”, tha Price.

Ambasadorja e Gjermanisë në Shtetet e Bashkuara, Emily Haber, u duk se e përkrahi ashpërsimin e pozicionit. Ajo tha në Twitter: “ShBA-ja dhe Gjermania së bashku deklaruan verën e kaluar: nëse Rusia e përdor energjinë si armë ose nëse ka shkelje tjetër të sovranitetit të Ukrainës, Rusia do të duhet të paguajë një çmim të lartë”.

Ajo shtoi se edhe Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock, gjithashtu e kanë bërë këtë të qartë. “Asgjë nuk do të jetë jashtë tavolinë, përfshirë gazsjellësin “Nord Stream 2”, tha ambasadorja gjermane në ShBA.

Komentet erdhën një ditë pas aktiviteteve intensive diplomatike. ShBA-ja tha se ka hartuar një rrugë për t’i adresuar kërkesat e Rusisë në Evropën Lindore. Sidoqoftë, Shtetet e Bashkuara e refuzuan kërkesën e Rusisë që Ukrainës t’i mbyllet dera për anëtarësim në NATO.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndiqni shifrat e fundit të migracionit në Mbretërinë e Bashkuar – duke përfshirë azilin, vizat dhe anijet e vogla

Ndiqni shifrat e fundit të migracionit në Mbretërinë e Bashkuar – duke përfshirë azilin, vizat dhe anijet e vogla

3 December, 2025
Negociatat për paqe, Trump: Ukraina ka probleme, por besoj se mund t’ia dalim

Trump thotë se nuk dëshiron somalezë në SHBA, ndërsa ICE planifikon operacion në Minesota (video)

3 December, 2025
Mbreti Charles mirëpret presidentin gjerman në vizitën e parë shtetërore në 27 vjet

Mbreti Charles mirëpret presidentin gjerman në vizitën e parë shtetërore në 27 vjet

3 December, 2025
Macron mbërrin në Pekin, nesër takimi me Xi Jinping, do të kërkojë forcim të raportit me BE

Macron mbërrin në Pekin, nesër takimi me Xi Jinping, do të kërkojë forcim të raportit me BE

3 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result