Skuadra e Gjilanit ka triumfuar në ndeshjen miqësore kundër ekipit elitar të Kazakistanit, Shakhter Karagandy.
Dueli i luajtur të enjten në Antalia të Turqisë, është mbyllur me rezultatin 2:0 në favor të ekipit kosovar.
Albert Dabiqaj dhe Gerhard Progni i shënuan golat për Gjilanin në pjesën e parë, që në fund dolën të ishin edhe të fitores.
Për Gjilanin, kjo është fitorja e dytë në tri miqësoret e luajtura deri më tani në Antalia, ku po e kryen fazën përgatitore para fillimit të stinorit pranveror që nis muajin tjetër. Ka dy fitore dhe një humbje.
Gjilani është kampion i pjesës vjeshtore në Superligën e Kosovës.