ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Marrëveshja për Industrinë e Mbrojtjes, Shqipëria dhe Italia do ndërtojnë mjete lundruese civile e ushtarake në Pashaliman 4 hours ago
Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera 12 hours ago
Ndahen çmimet e Panairit të 28-të të Librit, Artan Fuga fiton ‘Autori më i mirë i vitit’ 12 hours ago
Rama uron dy Kombëtaret me shqiponjën dy krenare 12 hours ago
Fitch rrit vlerësimin e Greqisë për shkak të një pozicioni të fortë fiskal 14 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Ambasadorja Kim: Demokracia i përket qytetarëve

albnews by albnews
2 February, 2022
in Albania
0
Ambasadorja Kim: Demokracia i përket qytetarëve
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim ka marrë sot pjesë në aktivitetin e organizuar nga departamenti i Historisë, pranë Fakultetit Histori-Filologji i Universitetit të Tiranës.

Lajmi bëhet i ditur nga departamenti i Historisë pranë Fakultetit të Historisë e Filologjisë, UT, i cili njofton se sot patën një mike të veçantë dhe të nderuar, Ambasadoren e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim.

RelatedPosts

Marrëveshja për Industrinë e Mbrojtjes, Shqipëria dhe Italia do ndërtojnë mjete lundruese civile e ushtarake në Pashaliman

Rama uron dy Kombëtaret me shqiponjën dy krenare

Skuadra angleze mbërrin në Tiranë, gati për duelin e fundit me Shqipërinë

Demokracia i përket qytetarëve! Ky ishte një ndër argumentet kryesorë mbi të cilin u zhvillua diskutimi i sotshëm me ambasadoren Kim, që kishte në fokus të tij, 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA.

Ambasadorja Kim u ndal konkretisht në shtjellimin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri nga këndvështrimi i forcimit të demokracisë, dialogut, aleancës dhe sigurisë kombëtare të Shqipërisë në kuadër dhe të bashkëpunimit dypalësh në NATO, korrupsionit dhe forcimit të klimës së biznesit dhe ekonomisë në Shqipëri.

Ambasadorja theksoi në fjalën e saj, por edhe në përgjigje të pyetjeve të studentëve mbi situatën politike dhe lidhjet Shqipëri-SHBA, që forcimi i demokracisë dhe ushtrimi i të drejtave të qytetarëve në demokraci janë të drejta ekskluzive të qytetarëve dhe ata që janë në pushtet kanë përgjegjësinë më të madhe për të garantuar respektimin e këtyre të drejtave.

“Ne demokraci çdo qytetar është i barabartë para ligjit, dhe askush nuk është mbi të. Korrupsioni duhet goditur. Qytetarët shqiptarë kërkojnë shanse të barabarta. Janë qytetarët shqiptarë, ata që duhet të kërkojnë të drejtat e tyre dhe të mos lejojnë cënimin e lirive të tyre. Ky është vendi juaj, në të cilin ju do të jetoni, dhe do të projektoni të ardhmen tuaj. Nëse dikush vjen tek ju për t’ju shitur votën, mos e votoni! Më thjeshtë se kaq!  Demokracia i përket qytetarëve”, u shprehet Kim./ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Marrëveshja për Industrinë e Mbrojtjes, Shqipëria dhe Italia do ndërtojnë mjete lundruese civile e ushtarake në Pashaliman

Marrëveshja për Industrinë e Mbrojtjes, Shqipëria dhe Italia do ndërtojnë mjete lundruese civile e ushtarake në Pashaliman

16 November, 2025
Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

16 November, 2025
Ndahen çmimet e Panairit të 28-të të Librit, Artan Fuga fiton ‘Autori më i mirë i vitit’

Ndahen çmimet e Panairit të 28-të të Librit, Artan Fuga fiton ‘Autori më i mirë i vitit’

16 November, 2025
Rama uron dy Kombëtaret me shqiponjën dy krenare

Rama uron dy Kombëtaret me shqiponjën dy krenare

16 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result