PD i reagon Berishës: Kandidatët e Shtëpisë së Ilirit nuk mund të përfaqësojnë kurrë demokratët

albnews
By
1 Min Read

Partia Demokratike e përfaqësuar nga Basha i është ërgjigjur ish-kryeministrit Berisha. I pyetur se çfarë mendon për kandidatët e Bashës, Berisha tha se ata janë kandidatët e Lul Bravës dhe nuk kanë lidhje me anëtarësinë.

Në deklaratën e PD-së kandidatët e Berishës cilësohen si kandidatë të shtëpisë së Presidentit Meta. Më tej, Berisha akuzohet se u strehua tek Meta për tu mbrojtur nga “non grata.”

PD:

Kandidatet e Shtëpisë së Ilirit, nuk mund të përfaqësojnë kurrë demokratët. Berisha u strehua tek Meta për t’u mbrojtur nga Non-Grata, Meta kërkon të përdorë demokratët për të rritur pazarin tek Rama siç bëri në 2013-ën. Të zgjedhësh Berishën e Metën, mban Ramën.

Share This Article