Lyoni konfirmon se Shaqiri po transferohet në SHBA

albnews
By
1 Min Read

Skuadra e madhe franceze, Lyon, ka konfirmuar se Xherdan Shaqiri do ta vazhdojë karrierën në MLS të SHBA-së.

Ylli shqiptar i futbollit do të transferohet te Chicago Fire.

“Menaxhmenti i Lyonit dhe trajneri Peter Bosz njoftojnë se kanë plotësuar kërkesën e Xherdan Shaqirit për të filluar diskutimet me një klub të MLS-së, si pjesë e një transferimi të ardhshëm. Si rezultat, mesfushori i Zvicrës nuk ishte në stërvitjen e sotme dhe nuk do të jetë pjesë e ekipit që do të udhëtojë nesër mbrëma në Monaco për ndeshjen e javës së 23-të të Ligue 1”, ka njoftuar Lyoni në sajtin zyrtar.

Ka mbetur vetëm që Chicago të konfirmojë transferimin e Shaqirit.

Share This Article