Zidane refuzon PSG-në

albnews
By
1 Min Read

Trajneri Zinedine Zidane ka refuzuar dy oferta nga Paris Saint-Germaini. Mediat franceze kanë bërë të ditur se Zidane nuk ka pranuar të marrë drejtimin e parisienëve.

49-vjeçari thuhet se është në pritje të një oferte nga Federata e Futbollit të Francës pasi dëshiron ta marrë drejtimin e “Gjelave”.

Franca udhëhiqet nga përzgjedhësi Didier Deschamps që ka kontratë deri në fund të këtij viti.

Për Zidane interesim ka shprehur edhe Manchester Unitedi.

Trajneri francez është i papunë që prej largimit nga Real Madridi në vitin 2021.

Share This Article