Vasili: Kuvendi mashë falsifikuese në shërbim të mafies rilindase

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nën kryetari i LSI-së, Petrit Vasili shkruan në Facebook se duhet hetuar urgjentisht prova skandaloze e rënies së shteti, lidhur me Kuvendin dhe Presidentin Meta.

Ai shton se Kuvendi i Shqipërisë është kthyer në një mashë falsifikuese në shërbim të mafies politike rilindëse, pasi po mashtron me dokumente false Gjykatën Kushtetuese.

Deklarata e Vasilit:

SPAK e Prokurori ç’prisni më, ra shteti? Hetoni urgjent falsifikimin me te rende te pluralizmit, proven skandaloze te renies se shtetit! Asnje hap prapa per te cuar perpara drejtesise mafiozet e pushtetit, qe falsifikojne gjithshka. Kuvendi i Shqiperise eshte kthyer kthyer ne nje mashe falsifikuese ne sherbim te mafies politike rilindase. Kuvendi mashtron me dokumenta fallco Gjykaten Kushtetuese, ky eshte fundi. Kane fytyre e kerkonin shkarkimin e Presidentit, por shkarkuan veten dhe u demaskuan si mashtruese. Keta sic falsifikojne hipotekat, kadastrat e cdo lloj prone do duan te shesin edhe teritorin e Shqiperise.

Per falsifikimet s’ka gje per tu habitur: Prej vitesh merren VKM- pa u mbledhur Qeveria fare dhe pa proces verbale e dokumente.  Ku vete Ministrat marrin dijeni per Vendimet e tyre permes mediave per VKM,ku s’kane ”marre pjese”, apo te famshmet VKM-qarkulluese ku qarkullon vjedhja e miliardave. Te gjithe ne kembe per mbrojtur shtetin nga mafiozet e rilindjes, qe guxojne te falsifikojne e mashtrojne edhe para Gjykates Kushtetuese.

Share This Article