Draft-raporti i Venecias, reagon Meta: Venecia e ka shkruar Kushtetutën tonë

albnews
By
1 Min Read

Nga Shkodra ku ndodhej për të ndjekur ndeshjen mes Vllaznisë dhe Tiranës në basketboll, presidenti Ilir Meta ka folur mbi draft-raportin e komisionit të Venecias.

Kreu i Shteti tha se nuk dëshiron ta komentojë gjatë, pasi ishte konfidencial, por thotë se kjo nuk është çështje e Vencias, pasi kjo e fundit e ka shkruar Kushtetutën e Shqipërisë.

“Nuk mendoj se është çështje e Venecias, sepse Venecia e ka shkruajtur Kushtetutën tonë.

Kjo ka qenë dhe mbetet që prej 115 ditësh çështje e drejtësisë e hetimit që të bëjë veprimet e duhura që askush të mos dalë mbi ligjin.

Nuk komentoj, sepse mbi dokumentin ka konfidencialitet, por unë e kam thënë që më herët që Kushtetutën tonë e ka shkruar vetë Venecia”, tha Meta nga Shkodra.

Share This Article