Shqipëria ka regjistruar 6 të vdekur nga koronavirusi të mërkurën, ndërsa nga 3.025 testime, 700 të tjerë kanë rezultuar pozitivë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 1048 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 251.477.
Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 3.399 të vdekur dhe 266.416 raste pozitive.
Numri aktual i rasteve aktive është 11.540.