Johnson paralajmëroi këtë përpara vizitës së tij në Bruksel dhe Varshavë, ku pritet të takohet me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg dhe udhëheqësit polak
Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka bërë të ditur se vendi i tij do të vendosë një mijë trupa të tjerë në vendlindje në mbështetje të një përgjigje humanitare të NATO-s dhe aleatëve mes tensioneve të larta përgjatë kufirit ruso-ukrainas, transmeton Anadolu Agency (AA).
Johnson paralajmëroi këtë përpara vizitës së tij në Bruksel dhe Varshavë, ku pritet të takohet me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg dhe udhëheqësit polak.
“Kur u themelua NATO aleatët ndërmorën një hap historik për të mbrojtur lirinë e secilit vend anëtar. Mbretëria e Bashkuar mbetet e palëkundur në angazhimin tonë për sigurinë evropiane. Ajo që duhet të shohim është diplomacia e vërtet, jo diplomacia e detyrueshme. Si aleancë, duhet të vendosim vija dhe të bëhet e qartë se ka parime sipas të cilave nuk do të bëjmë kompromis”, tha Johnson.
Kryeministri britanik shtoi se kjo përfshin sigurinë e çdo aleati të NATO-s dhe të drejtën e çdo demokracie evropiane që përpiqet për t’u anëtarësuar në NATO.
Siç është paralajmëruar, Johnson do t’u “thotë aleatëve se nuk duhet të bëjnë kompromis me parimet bazë të NATO-s”.