Disa vende evropiane ndoqën së fundmi Mbretërinë e Bashkuar në heqjen e të gjitha kufizimeve të koronavirusit në tubimet shoqërore, duke përfshirë kufizimet e kapacitetit, nevojën për të mbajtur maskë etj.
Danimarka, e ndjekur nga Finlanda, njoftuan se të gjitha kufizimet do të hiqen deri në shkurt. Më pas erdhi Suedia, e cila njoftoi se do të ndiqte shembullin e fqinjëve të saj nordikë më 9 shkurt.
Arsyetimi i të gjitha qeverive është i njëjtë: varianti Omicron i koronavirusit mund të jetë më ngjitës, por edhe shumë më pak i rëndë në rrjedhën e tij sesa përsëritjet e mëparshme të virusit.
“Është e vërtetë që të gjitha kufizimet janë hequr tani në Danimarkë. Unë mendoj se ju do të duhet të tregoni lejen e koronës në aeroport, megjithatë, dhe ka ende një grup kompleks kufizimesh udhëtimi ndërkombëtarisht”, tha Rikke Øxner, drejtor ekzekutiv i Festivalit Aarhus të Danimarkës
Në Britani, në vend që t’i heqin të gjitha kërkesat e testimit, autoritetet po mbështeten në testim, përveç vaksinimit, në mënyrë që t’i ndihmojnë njerëzit të kthehen në jetën normale. Edhe pse ka zbutur shumicën e kufizimeve në fund të janarit, qeveria ka bërë të ditur që testimi mbeti “mjet jetik” për daljen nga pandemia dhe ka thënë se njerëzit e infektuar mund t’i japin fund izolimit të tyre pas vetëm pesë ditësh me dy rezultate negative në testet rapide./