Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se Gjykata Penale e Cyrihut e ka dënuar sot Fatmir Brajshorin, që thotë se e kishte lidhur emrin e tij me vrasjen e vëllezërve Gërvalla.
Sipas tij, për të njëjtin është në procedurë e sipër edhe padia civile.
“Nje publiciste i vetshpallur Fatmir Brajshori me nje shkrim ne fb kishte nderlidh emrin tim me vrasjen e vellezerve Gervalla. Une kete person e kam denoncuar dhe Gjykata Penale ne Zürichut i shqipton denimin e merituar. Padia civile per te njejtin person eshte ne procedur e siper”, ka shkruar Pacolli.
Ai ka paralajmëruar padi për secilin që “mundohet ta njollosë”.
“Keshtu do te veproj per secilin qe mundohet te njollose emrin tim. Shpifesat dhe genjeshtaret (qe sipas meje jane njerez te deshtuar dhe te demshem per shoqerin) duhet te pergjigjen para drejtesise”, ka shkruar Pacolli.