Ronaldo i pakënaqur te Unitedi

albnews
By
1 Min Read

Cristiano Ronaldo është duke planifikuar të takohet me agjentin Jorge Mendes për të diskutuar të ardhmen e tij.

Ylli portugez thuhet se është i zhgënjyer me rezultatet e Unitedit këtë sezon dhe po shqyrton opsionet për t’u transferuar diku tjetër gjatë verës. Ronaldo është në pritje të emërimit të trajnerit të ri te “Djajtë e Kuq”, por dështimi i klubit anglez për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve sezonin e ri mund të jetë vendimtar për largimin e Ronaldos.

Kontrata portugezit i skadon në vitin 2023. Unitedi pas 23 ndeshjeve në Premier League renditet në pozitën e gjashtë me 39 pikë.

Share This Article