ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Porosita cigare elektronike me drogë në Snapchat. Ishte aq e lehtë sa të merrja picë. 6 hours ago
Regjisori dhe pedagogu britanik i teatrit humbën jetën në aksidentin në Lisbonë 6 hours ago
Krimea, vendi ku lindi fotografia e luftës 6 hours ago
“Letrat e ndarjes” më të paharrueshme në histori 6 hours ago
Mal i Zi – Filmit shqiptar iu ndalua shfaqja në festival prej gjuhës, regjisori Qosja: Nacionalistë ekstremë serbë! 6 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Bugajski: Serbia synon të krijojë përshtypjen për shtet të dështuar të Kosovës

albnews by albnews
27 August, 2019
in Kosova
0
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Beogradi është duke e intensifikuar fushatën e tij diplomatike kundër Prishtinës. Gjatë kësaj vere, Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq është përpjekur të krijojë një realitet alternativë, që do ta favorizonte Serbinë në lidhje me të ardhmen e Kosovës.

Ofensiva e Daçiqit ka tre elementë themelorë: statusin e Kosovës, reagimin e Amerikës dhe qasjen e Europës. Mbi të gjitha, Daçiq është i vendosur në përkufizimin e Kosovës si një shtet i dështuar, njohja e të cilit duhet të merret mbrapsht. Mbrojtësit e Serbisë së Madhe, si Daçiq, refuzojnë ta pranojnë realitetin e pavarësisë së Kosovës dhe vazhdojnë të vënë në dyshim statusin e saj përfundimtar, edhe pse as Uashingtoni dhe as Brukseli nuk janë duke rishikuar të qenit shtet të Kosovës.

Në përpjekje për të vërtetuar pikëpamjen e tij, Daçiq ka paralajmëruar një projekt të Shqipërisë së Madhe, në të cilin Tirana dhe Prishtina janë bashkëpunëtore në konspiracion. Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Kosovës për të ndarë disa ambasada dhe për të koordinuar politikat e tyre të jashtme është një praktikë standarde e shumë shteteve europiane. Por sipas logjikës së Daçiçit, meqë Kosova ka dështuar si shtet, ajo do të përpiqet të bashkohet me Shqipërinë dhe kështu të destabilizojë Ballkanin.

RelatedPosts

Malishevë, aksident i rëndë me dy të vdekur dhe dy të plagosur

Velipojë, dy pushues nga Kosova humbin jetën në det

Sulm me thikë në shkollën profesionale në Gjermani/ 18-vjeçari nga Kosova plagos mësuesen, neutralizohet nga policia

Një deklaratë e dytë e rremë e Daçiqit është se SHBA ka vendosur të rihapë çështjen e statusit të Kosovës dhe kinse do të favorizojë Serbinë në bisedimet e ardhshme midis Beogradit dhe Prishtinës. Daçiç e shpalli takimin e tij me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Bolton, në Uashington në korrik si një zhvillim të rëndësishëm për Beogradin. Sipas tij, Bolton e informoi atë se një zgjidhje e qëndrueshme për konfliktin kishte përparësi për Shtëpinë e Bardhë. Padyshim që SHBA kërkon normalizim dypalësh, por jo ndonjë kthim mbrapa të statusit të Kosovës.

Daçiq gjithashtu pretendoi se Bolton do të vizitonte rajonin në gusht ose në shtator për të lançuar një iniciativë të re, nga e cila interesat serbe do përfitonin. Qeverisë(serbe) iu desh të tërhiqej nga këto pretendime. Megjithëse Bolton ka deklaruar publikisht se Uashingtoni nuk e përjashton shkëmbimin territorial, kjo nuk duhet të interpretohet si një lëshim, i planifikuar dhe i njëanshëm nga Prishtina për Beogradin.

Që nga zgjedhja e Donald Trump në nëntor të 2016-ës, Daçiq ka deklaruar se administrata e re nuk e mbështet më Kosovën dhe kjo i jep mundësi të rëndësishme diplomacisë serbe. Shumë ngjashëm si Moska, Beogradi është përpjekur të vendosë demokratët kundër republikanëve në Shtetet e Bashkuara. Daçiq pretendon se zyrtarët e Trump-it e konsiderojnë ish presidentin Bill Clinton dhe ish sekretaren e shtetit Madeleine Albright si “vampirë”, politikat e të cilave duhet të ndryshohen.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, gjithashtu, ka pohuar se Serbia duhet të përfshihet më shumë në politikën e brendshme të SHBA-së duke nxitur diasporën e saj të mësojë nga grupe të tjera të suksesshme të emigrantëve, veçanërisht grekët dhe armenët. Daçiq ka thënë se Beogradi do të nxiste amerikanët me origjinë serbe që të votojnë për Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, ndërsa pretendonte se shumica e tyre, tashmë, e mbështesnin Trump-in.

Manovra e tretë diplomatike e Daçq është qasja gjoja e ndryshuar e Bashkimit Europian ndaj mosmarrëveshjes Serbi-Kosovë. Emërimi i Ministrit të Jashtëm të Spanjës, Josep Borrell, si Përfaqësuesi i Lartë i BE për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë i ka rritur pritshmëritë e Beogradit. Borrell është një socialist katalanas, i cili e kundërshton me forcë shkëputjen e Katalonjës nga Spanja. Ministria e Jashtme e Serbisë duket se beson se ai do të bëjë presion për mosnjohjen e Kosovës në BE, në përputhje me pozicionimin zyrtar të Madridit.

Shefi i politikës së jashtme të Evropës, i emëruar për pesë vjet, është anëtar i Komisionit Europian dhe i Këshillit Europian, i cili, duke kryesuar mbledhjet e ministrave të jashtëm dhe duke marrë pjesë në samitet e krerëve të shteteve ose qeverive, do të ketë një ndikim në politikë. Sidoqoftë, ai nuk mund të ndjekë automatikisht pozicionin e qeverisë së tij ose ai do të dënohej nga shumica e qeverive të BE-së që e kanë njohur Kosovën.

Si shenjë e zhgënjimit(të tij) me BE, së fundi, Daçiç sulmoi kryeministrin bullgar Boyko Borissov për komentet se Borrell duhet të respektojë qëndrimin e BE-së për Kosovën dhe jo atë të Madridit. Do të ishte e vështirë për Borrellin të bllokonte bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës ose të favorizonte Beogradin, pa përjashtuar Gjermaninë, Francën dhe shtetet e tjera që kanë investuar për shumë vite në të qënit shtet të Kosovës. Për më tepër, kritika e hapur e Borrellit ndaj administratës Trump, gjithashtu, do të ulë ndikimin e tij në procesin e bisedimeve.

Daçiç po ndjek dy qëllime kryesore. Së pari, ai dëshiron të krijojë përshtypjen e suksesit për Beogradin në prag të rifillimit të bisedimeve me Prishtinën. Dhe së dyti, ai është i vendosur të dobësojë pozicionin e Kosovës duke përhapur idenë për një mbështetje në rënie nga Uashingtoni dhe Brukseli. Sidoqoftë, propaganda e suksesit, kur nuk korrespondon me realitetin, ka vetëm një ndikim të kufizuar/ Dita

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Porosita cigare elektronike me drogë në Snapchat. Ishte aq e lehtë sa të merrja picë.

Porosita cigare elektronike me drogë në Snapchat. Ishte aq e lehtë sa të merrja picë.

6 September, 2025
Regjisori dhe pedagogu britanik i teatrit humbën jetën në aksidentin në Lisbonë

Regjisori dhe pedagogu britanik i teatrit humbën jetën në aksidentin në Lisbonë

6 September, 2025
Krimea, vendi ku lindi fotografia e luftës

Krimea, vendi ku lindi fotografia e luftës

6 September, 2025
“Letrat e ndarjes” më të paharrueshme në histori

“Letrat e ndarjes” më të paharrueshme në histori

6 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result