Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka uruar sot Presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier i cili u zgjodh për një mandat të dytë.
Basha i uron atij suksese në detyrë, teksa e konsideron mbështetës të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.
“Urimet e mia më të ngrohta për Frank-Walter Steinmeier për rizgjedhjen e tij si President i Gjermanisë. I uroj një mandat të dytë të suksesshëm një miku të çmuar dhe mbështetës të fortë të procesit të integrimit të Shqipërisë në NATO dhe BE”, shprehet Basha.