10-mijë tifozë do të marrin pjesë falas në finalen e Ligës së Kampionëve

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në një lëvizje të paparashikueshme, 10,000 tifozë do të mund të marrin pjesë falas në finalen e Ligës së Kampionëve. E këtë e ka konfirmuar edhe UEFA që ka thënë se tifozëve do t’u shpërndahen bileta falas për kë finale.

Dy ekipet që arrijnë në finalen e Championsit, që do të mbahet më 28 maj në Shën Petersburg të Rusisë, do të marrin nga 5.000 bileta që duhet t’u jepen mbështetësve besnikë dhe jo sponsorëve ose zyrtarëve të klubit.

“Tifozët e futbollit janë gjaku i lojës”, tha presidenti i UEFA-s Aleksander Çeferin. “Dhe, ne menduam se do të ishte një mënyrë e mirë për të njohur vështirësitë që ata kanë përjetuar gjatë dy viteve të fundit dhe se si ata megjithatë arritën të mbështesin ekipet e tyre dhe jetojnë pasionin e tyre edhe kur janë larg stadiumeve”.

Gjithashtu do të ketë 8.000 bileta falas të ndara mes finalistëve të Ligës së Evropës që luhet në Budapest të Hungarisë dhe 6.000 për finalen e edicionit inaugurues të Ligës së Konferencës që zhvillohet në Tiranë.

Për garën e femrave të UEFA-s për klube, 6.000 tifozë mund të ndjekin falas finalen e Ligës së Kampionëve në stadiumin e Juventusit në Torino më 22 maj. UEFA tha se dhurimi i biletave për katër finalet e muajit maj nuk do të ndikojë në shumat e parave të gatshme që u shpërndahen klubeve.

Share This Article