ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Lule e Shkretëtirës 2 hours ago
Amerika dhe Britania arritën një marrëveshje të rëndësishme për tarifat 5 hours ago
Britaniku që shëtiti përreth botës, kthehet në shtëpi pas 27 vitesh! Nga Beringu në Kaspik, nga kriza ekonomike te COVID-19 dhe luftërat 6 hours ago
“Sulmi hibrid” në Lituani, BE synon sanksione të reja ndaj Bjellorusisë 6 hours ago
SHBA/ Përfshihen 45 makina në aksident zinxhir, shkak stuhia e borës 6 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Sulm me artileri në Dombas, Kievi dhe Perëndimi druhen se Rusia po përgatit një ‘pretekst për sulm’

albnews by albnews
17 February, 2022
in Bota
0
Sulm me artileri në Dombas, Kievi dhe Perëndimi druhen se Rusia po përgatit një ‘pretekst për sulm’
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kievi dhe aleatët e tij perëndimorë thanë të enjten se druhen se Rusia mund të jetë duke u përpjekur të krijojë një pretekst për të nisur luftën, pas njoftimeve për sulme me artileri përgjatë vijës së frontit, në Ukrainën lindore.

RelatedPosts

Amerika dhe Britania arritën një marrëveshje të rëndësishme për tarifat

“Sulmi hibrid” në Lituani, BE synon sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

SHBA/ Përfshihen 45 makina në aksident zinxhir, shkak stuhia e borës

Ukraina dhe rebelët pro-rusë dhanë informacione kontradiktore lidhur me këtë zhvillim dhe detajet nuk mund të konfirmoheshin në mënyrë të pavarur. Njoftimet nga të dyja palët sugjeruan një incident më serioz krahasuar me shkeljet e armëpushimit që raportohen rregullisht në vijën e frontit në Donbas.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, tha se forcat pro-ruse kishin bombarduar një kopsht fëmijësh, duke e quajtur një “provokim të madh”. Nga ana e tij, Kremlini tha se Moska ishte ‘seriozisht e shqetësuar’ mbi njoftimet për një përshkallëzim të tensioneve pasi separatistët akuzuan forcat qeveritare se hapën zjarr në territorin e tyre katër herë, në 24 orët e fundit.

Në një postim në Twitter, Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss, shkruante se: “Njoftimet për aktivitetin e dyshuar anormal ushtarak nga Ukraina në Donbas janë një përpjekje flagrante e qeverisë ruse për të sajuar pretekst për sulm. Kjo qartësish është një strategji e Kremlinit”.

NATO shprehu gjithashtu shqetësimin se Rusia po përpiqet të krijojë një pretekst për një sulm të armatosur kundër Ukrainës. “Nuk ka ende qartësi, dhe asnjë siguri rreth synimeve ruse”, tha Sekretari i Përgjithshëm i aleancës ushtarake perëndimore, Jens Stoltenberg.

“Ata kanë mjaftueshëm trupa dhe aftësi të mjaftueshme për të nisur një sulm të plotë ndaj Ukrainës pa paralajmërim ose duke dhënë vetëm pak indicie”, u tha ai gazetarëve në selinë e aleancës në Bruksel. “Kjo është ajo që e bën situatën të rrezikshme”.

Moska mohon akuzat perëndimore se po planifikon një sulm dhe tha këtë javë se po tërhiqte një pjesë të më shumë se 100,000 trupave që ka dislokuar në kufi me Ukrainën.

Po Perëndimi kundërshton se ka pasur një tërheqje trupash dhe Shtetet e Bashkuara thonë se përkundrazi Rusia nga rritur praninë ushtarake duke dërguar me mijëra trupa të tjerë. /VOA

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Lule e Shkretëtirës

Lule e Shkretëtirës

1 December, 2025
Amerika dhe Britania arritën një marrëveshje të rëndësishme për tarifat

Amerika dhe Britania arritën një marrëveshje të rëndësishme për tarifat

1 December, 2025
Britaniku që shëtiti përreth botës, kthehet në shtëpi pas 27 vitesh! Nga Beringu në Kaspik, nga kriza ekonomike te COVID-19 dhe luftërat

Britaniku që shëtiti përreth botës, kthehet në shtëpi pas 27 vitesh! Nga Beringu në Kaspik, nga kriza ekonomike te COVID-19 dhe luftërat

1 December, 2025
“Sulmi hibrid” në Lituani, BE synon sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

“Sulmi hibrid” në Lituani, BE synon sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

1 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result