ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
SHBA i thotë Kilmar Ábrego Garcías se ai përballet me dëbimin në Eswatini 3 hours ago
Starmer rivendoset pas debatit me Rayner, por trazirat e Partisë Laburiste janë një dhuratë për Reformën 3 hours ago
Arrestime të kryera në tubimin kundër ndalimit të aksionit për Palestinën në Londër (video) 3 hours ago
Angela Rayner: Luftëtarja e klasës punëtore të Partisë Laburiste që ra nga pushteti 3 hours ago
Kush është në kabinetin e ri të Keir Starmer? 3 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Hajrulla Çeku i bashkohet Vetëvendosjes së Kurtit

albnews by albnews
27 August, 2019
in Kosova
0
Hajrulla Çeku i bashkohet Vetëvendosjes së Kurtit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ish-zëvendësministri në Qeverinë e Shqipërisë, Hajrulla Çeku, ka aderuar sot në Lëvizjen Vetëvendosje.

Lajmin e ka bërë të ditur lideri i LVV-së, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook.

RelatedPosts

Malishevë, aksident i rëndë me dy të vdekur dhe dy të plagosur

Velipojë, dy pushues nga Kosova humbin jetën në det

Sulm me thikë në shkollën profesionale në Gjermani/ 18-vjeçari nga Kosova plagos mësuesen, neutralizohet nga policia

“Hajrulla Çeku ka studiuar Shkencë Politike në Universitetin e Prishtinës dhe ka magjistruar në Qeverisje dhe Zhvillim Lokal në Universitetin e Trentos, Itali, dhe Universitetin e Regensburgut, Gjermani.

Njihemi kaherë por tash do të punojmë bashkë në Lëvizje. Sot isha në Prizren ku na gëzoi e nderoi me anëtarësimin e tij në VETËVENDOSJE!” ka shkruar ai.

Postimi i Kurtit në Facebook:

Hajrulla Çeku ka studiuar Shkencë Politike në Universitetin e Prishtinës dhe ka magjistruar në Qeverisje dhe Zhvillim Lokal në Universitetin e Trentos, Itali, dhe Universitetin e Regensburgut, Gjermani.

Njihemi kaherë por tash do të punojmë bashkë në Lëvizje. Sot isha në Prizren ku na gëzoi e nderoi me anëtarësimin e tij në VETËVENDOSJE!.

Për 15 vjet ka qenë pjesë e shoqërisë civile i angazhuar në çështje të trashëgimisë kulturore, turizmit, planifikimit urban dhe mjedisit. Hajrullau ka qenë i përfshirë në shumë nisma qytetare për mbrojtjen e strukturës urbane të qyteteve të Kosovës, si në Prishtinë, Prizren, Pejë, Mitrovicë, Vushtrri dhe të tjera. Qasja komunitare dhe fuqizimi i grupeve të pambrojtura dhe pa zë kanë qenë shtylla të veprimtarisë së tij.

Hajrullau ka pëfunduar disa programe ndërkombëtare të aftësimit në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, të drejtat e njeriut, menaxhimin e turizmit, shkathtësitë e lidershipit në Shtetet e Bashkuara të Bashkuara, Maltë, Gjermani dhe Francë. Ka qenë pjesë e projekteve hulumtuese dhe ka publikuar gjerësisht mbi qeverisjen dhe zhvillimin lokal, menaxhimin e trashëgimisë kulturore, planifikimin urban, aktivizmin dhe zhvillimin e shoqërisë civile. Rishtazi ka shërbyer edhe në qeverinë e Shqipërisë në cilësinë e zëvendës ministrit të turizmit dhe mjedisit.

Me dijen e përvojën, kulturën e ndershmërinë e Hajrullaut jemi edhe më të sigurt, edhe më të fuqishëm. Më afër se kurrë, shpejt si asnjëherë, 6 tetorit 2019, kur zgjedhja dhe festa bëhen bashkë me emrin e Lëvizjes sonë, e me të ardhmen e vendit tonë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

SHBA i thotë Kilmar Ábrego Garcías se ai përballet me dëbimin në Eswatini

SHBA i thotë Kilmar Ábrego Garcías se ai përballet me dëbimin në Eswatini

6 September, 2025
Starmer rivendoset pas debatit me Rayner, por trazirat e Partisë Laburiste janë një dhuratë për Reformën

Starmer rivendoset pas debatit me Rayner, por trazirat e Partisë Laburiste janë një dhuratë për Reformën

6 September, 2025
Arrestime të kryera në tubimin kundër ndalimit të aksionit për Palestinën në Londër (video)

Arrestime të kryera në tubimin kundër ndalimit të aksionit për Palestinën në Londër (video)

6 September, 2025
Angela Rayner: Luftëtarja e klasës punëtore të Partisë Laburiste që ra nga pushteti

Angela Rayner: Luftëtarja e klasës punëtore të Partisë Laburiste që ra nga pushteti

6 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result