Në emisionin “Bardh a Zi” këtë të mërkurë në ABC është zbuluar një detaj i pazakontë.
Teksa u pyet se si është sot situata në burgjet e vendit, avokatja Margarita Kola tha se në këto institucione të vuajtjes së dënimit prodhohet edhe raki patateje.
“Prodhohet raki patateje në burgje. As unë nuk e dija”, tha avokatja.
Kujtojmë se vazhdimisht në burgje ka tentative për të futur sende të palejueshme, të drogës dhe armëve, si dhe të aparateve celularë.