Fitoi çmimi Oskar për dokumentarin “Mr Askush kundër Putinit”/ Zhduket trofeu i Pavel Talankin pasi sigurimi i aeroportit e ndaloi ta mbante në bord

albnews
By
2 Min Read

Fituesi i Oscarit, Pavel Talankin, u detyrua të dorëzojë statujën e tij të artë për dokumentarin “Mr Askush kundër Putinit” gjatë kontrollit në një aeroport në New York dhe tani ajo është zhdukur.

Talankin thotë se e kishte çmimin e Akademisë në bagazhin e dorës për një fluturim drejt Gjermanisë, por sigurimi e ndaloi duke thënë se mund të përdorej si armë. Por kur arriti në Gjermani, statujëza kishte humbur. Në një postim në rrjetet sociale, bashkëregjisori i Talankin, David Borenstein, bëri një lutje për të ndihmuar në gjetjen e tij.

“Dje ai mbërriti në JFK gati për të fluturuar për në shtëpi në Evropë, duke mbajtur Oskarin si çantë dore. Bëra foton e parë këtu të tij teksa largohej. Në aeroport, një agjente e TSA-së e ndaloi dhe i tha se Oskari mund të përdorej si armë. Ajo nuk e lejoi ta mbante atë në bord. EP-ja jonë, Robin, mori në telefon dhe u përpoq të arsyetonte me të. Nuk funksionoi.”, shkroi Borenstein, 

Kompania ajrore Lufthansa, cila e ndihmoi ta paketonte çmimin në një kuti për fluturimin pasi Talankin nuk kishte bagazh të regjistruar, se po e trajton incidentin me “kujdes dhe urgjencë” dhe po kryen një kërkim të plotë për gjetjen e çmimit.

BBC shkruan se ka parë pamjen ku stafi i Lufthansa paketon Oscarin në një kuti. Një statujë Oscar është 34 cm në lartësi dhe peshon rreth 3.9 kg. Thuhet se kushton nga 400 deri në 1000 dollarë për tu prodhuar.

Share This Article