Shpaloset statuja e legjendës së futbollit të Barcelonës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Barcelona e ka shpalosur sot statujën e legjendës së klubit, Johan Cruyff.

Statuja ndodhet pranë stadiumit të famshëm “Camp Nou”.

Miqtë dhe familjarët e ish-lojtarit dhe trajnerit të Barçës ishin prezentë në ceremoninë e shpalosjes së statujës për nder të tij.

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, iu adresua të pranishmëve duke nënvizuar atë që holandezi i kishte ofruar klubit dhe për rëndësinë e trashëgimisë që ai e ka lënë në klub.

Barcelona po ashtu e ka emëruar stadiumin e ekipit B në emër të Johan Cruyff për nder të legjendës holandeze, i cili luajti për pesë sezone për klubin, nga 1973 deri më 1978, para se të kthehej si trajner nga viti 1988 deri më 1996. 

Share This Article