Putin ka paralajmëruar se situata në Ukrainën lindore po “përkeqësohet” dhe i bëri thirrje qeverisë së Ukrainës që të zhvillojë negociata me separatistët e mbështetur nga Moska për kontrollin e pjesëve të territorit në rajon.
Duke folur në një konferencë shtypi në Moskë së bashku me homologun e tij bjellorus, Aleksandër Lukashenko, Putin tha gjithashtu se Rusia ishte e gatshme të ndiqte rrugën e negociatave me NATO-n për kërkesat e saj të sigurisë.
Por ai pohoi se aleanca ushtarake e udhëhequr nga SHBA-ja dhe Uashingtoni nuk ishin ende në gjendje të angazhoheshin në shqetësimet kryesore të Moskës – domethënë që Ukraina të mos lejohej kurrë të bashkohej me NATO-n dhe se aleanca të ndalonte të gjitha aktivitetet ushtarake në Evropën Lindore.