Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë u ka thënë vendeve të përgatiten për më shumë raste të hantavirusit, pasi autoritetet në Paris thanë se një grua franceze që u infektua me virusin në bordin e anijes MV Hondius kishte formën më të rëndë të sëmundjes dhe ishte vendosur në ventilator.
The Guardian raporton se, Tedros Adhanom Ghebreyesus falënderoi Spanjën për solidariteti që kishte treguar duke pranuar anijen e goditur dhe u kërkoi autoriteteve të ndiqnin këshillat dhe rekomandimet e OBSH-së, të cilat përfshijnë një karantinë 42-ditore dhe monitorim të vazhdueshëm të kontakteve me rrezik të lartë.
“Për momentin, nuk ka asnjë shenjë se po shohim fillimin e një shpërthimi më të madh, por sigurisht që situata mund të ndryshojë dhe, duke pasur parasysh periudhën e gjatë të inkubacionit të virusit, është e mundur që të shohim më shumë raste në javët e ardhshme”, tha ai në një konferencë për shtyp në Madrid të martën.

