Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftojnë këtë pasdite se është rritur numri i trupave ruse në kufirin me Ukrainën.
Ambasadori i SHBA në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Michael Carpenter, ka deklaruar se grumbullimi i personelit ushtarak të Rusisë, që kërcënon Ukrainën, ndoshta arrin në 190 mijë trupa.
“Ne vlerësojmë se Rusia ka të ngjarë të ketë grumbulluar midis 169,000-190,000 personel në dhe afër Ukrainës në krahasim me rreth 100,000 më 30 janar”, është shprehur Michael Carpenter, në një takim të OSBE-së mbi krizën në Ukrainë.
Aty Rusia nuk mori pjesë, duke iu referuar zonave kufitare dhe Gadishulli i Krimesë i aneksuar nga Moska.
“Ky është mobilizimi më i rëndësishëm ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”, ka shtuar më tej ambasadori amerikan.