Rita Ora pjesë e revistës prestigjoze ‘’Elle’

albnews
By
2 Min Read

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore,Rita Ora ka pozuar së fundmi për revistën prestigjoze ‘’Elle’’ të edicionit spanjoll. Artistja do të jetë pjesë e numrit të muajit mars, ku ka rrëfyer për karrierën e saj në industrinë e muzikës dhe të modës.

“Rita Ora dhe moda e re” është titulli i intervistës në fjalë, e cila do të jetë e gatshme për audiencën spanjolle që nga muaji mars.

Vet këngëtarja ka publikuar disa foto të koeprtinës në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku dukej e mrekullueshme.

“Dritat, kamera, aksion. Faleminderit shumë ‘Elle Spain’ që më lejuat të jem pjesë e kësaj reviste të mrekullueshme”, shkroi 31-vjeçarja në Instagram.

Në kopertinë, Rita është shfaqur me shumë stil e vesur me një pallto të bardhë, gjersa në kopertinën e dytë dhe të tretë ka pozuar e veshur me një fustan të kuq me pupla.

Kujtojmë këtu se momentalisht këngëtarja është e angazhuar me edicionin e ri të ‘’The Voice Australia’’ si anëtare e jurisë.

Ndër të tjera, ajo para disa ditësh deklaroi se do të provonte edhe aktrimin, ku do të ishte pjesë e filmit ” E bukura dhe Bisha” nga Disney Plus.Ndërkohë së fundmi u mësua se filmi ishte anulluar dhe nuk do të realizohej.

Share This Article