• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, July 6, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Harris: Sanksione të papara në rast sulmi ndaj Ukrainës

Harris: Sanksione të papara në rast sulmi ndaj Ukrainës

by albnews
19 February, 2022
in Bota
0
7
VIEWS

Kryefjala e Konferencës së Sigurisë në Mynih këtë vit është Ukraina dhe rreziku i pushtimit të saj nga Rusia. Qëndrimet e perëndimit janë të qarta – gatishmëri për veprim në rast sulmi të Rusisë, por edhe diplomaci.

Konferenca e Sigurisë në Mynih që i vazhdon punimet të shtunën është përqëndruar tek kriza e Ukrainës dhe konflikti me Rusinë. Pas fjalimit të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, që e bëri të qartë, se Rusia do të paguajë një kosto shumë të lartë, nëse sulmon Ukrainën, në Mynih e mori fjalën edhe zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris. Ajo deklaroi qartë në drejtim të Rusisë se do të ketë sanksione “të papara”, nëse Rusia e sulmon Ukrainën. Kamala Harris tha në Mynih të shtunën, se “ne kemi përgatitur sanksione ekonomike, që do të jenë të shpejta, të forta dhe të bashkërenduara”, tha ajo. “Në fokus do të jenë institucionet financiare ruse dhe industritë bazë.”

MSC Münchener Sicherheitskonferenz 2022 Kamala Harris

Mbështetje për aleatët

Zëvendëspresidentja amerikane theksoi bashkëpunimin e ngushtë me aleatët europianë dhe i siguroi partnerët e NATO-s, se SHBA në rast konflikti do të mbrojë anëtarët e saj. Në Ukrainë nuk do të ndërhyjmë si një vend jo anëtar, por Uashingtoni  i qëndron besnik nenit 5 të aleancës së mbrojtjes, tha ajo, duke iu referuar shqetësimeve të vendeve balltike për një agresion rus. SHBA do të forcojë krahun lindor të NATO-s. Për këtë ka një qëndrim mbipartiak në Uashington.

Münchner Sicherheitskonferenz MSC
Kamala Harris dhe Jens Stoltenberg

Harris përforcoi qëndrimin amerikan, se megjithë tensionet, Shtetet e Bashkuara janë për një zgjidhje diplomatike me Rusinë. Por nëse kjo diplomaci është qorrsokak, atëherë jemi të gatshëm për përgjigje të forta, theksoi ajo në Konferencën e Sigurisë.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se NATO do të forcojë krahun e saj lindor. Ai akuzoi Rusinë për manovra mashtruese. “Duket sikur Rusia po bën çdo gjë që të krijojë një pretekst për pushtimin”, tha ai. Kemi qenë transparent me taktikën, se shpresojmë që kështu t’ia vështirësojmë Rusisë një invazion.

MSC Münchener Sicherheitskonferenz 2022 Zelenskyy Johnson
Zelensky në Mynih me kryeministrin Johnson

Zelensky: Jo pre e provokimeve

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih për pak orë qëndron edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ku zhvillon takime me zëvendëspresidenten amerikane, Kamala Harris dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz, kryeministrin britanik, Boris Johnson. Gjatë së shtunës ai shkroi në twitter se “ne nuk do të reagojmë ndaj provokimeve dhe synojmë të arrijmë paqen vetëm përmes diplomacisë.” Kurse ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba tha se Ukraina po përgatitet për një sulm të mundshëm. “Ne përgatitemi për çdo skenar të mundshëm”, tha ai në Mynih.

MSC Münchener Sicherheitskonferenz 2022 Boris Johnson

Nga Britania e Madhe i dërgohet Rusisë mesazhi i qartë i bllokadës financiare. Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, kryeministri britanik, Boris Johnson e kërcënoi Rusinë me sanksione të ashpra në qendrën financiare të Londrës, nëse do të sulmohet sërish Ukraina. Ai shtoi se nuk është e pranueshme, që Europa shantazhohet nga Rusia dhe u shpreh, se Europa duhet të bëhet më e pavarur nga gazi dhe nafta ruse.

Kina: Palët të ulen për zbatimin e Marrëveshjes së Minskut

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih foli edhe ministri i Jashtëm kinez, Vang Yi, i cili kërkoi një zgjidhje paqësore të konfliktit dhe njohu sovranitetin e Ukrainës. Parimi i mosshkeljes së kufijve vlen për të gjithë anëtarët e OKB dhe Ukraina nuk bën përjashtim, tha ai. Ai kërkoi që të përqëndrohen përpjekjet në marrëveshjen e Minskut, sepse atë e njohin si SHBA, BE edhe Rusia.

China | Wang Yi Außenminister
Vang Yi

“Pse nuk ulen të gjitha palët dhe të zhvillojnë bisedime të detajuara me një plan kohor si do të zbatohet kjo marrëveshje”, kërkoi Yi të shtunën, sipas përkthimit. “Kjo është ajo që duhet të bëjnë palët, aty ku duhet të përqëndrohen ato në vend që të rrisin tensiont, të nxisin panikun dhe ndoshta të sensacionalizojnë kështu edhe rrezikun e luftës.”

Previous Post

VIDEO/ Era e fortë, lëkundet frikshëm çatia e stadiumit të Tottenhamit

Next Post

Kush është “mercenari” shqiptar në Ukrainë që përplasi Moskën me Tiranën

albnews

albnews

Related Posts

Roli i Tony Blair në Projektin e Rivierës së Gazës
Bota

Roli i Tony Blair në Projektin e Rivierës së Gazës

6 July, 2025
Thellohet tragjedia nga përmbytjet në Teksas, numri i të vdekurve rritet në 69
Bota

Thellohet tragjedia nga përmbytjet në Teksas, numri i të vdekurve rritet në 69

6 July, 2025
Xi Jinping braktis samitin e Brazilit: Gruaja e Lula-s sulmoi Tik-Tok-un
Bota

Xi Jinping braktis samitin e Brazilit: Gruaja e Lula-s sulmoi Tik-Tok-un

6 July, 2025
Next Post
Kush është “mercenari” shqiptar në Ukrainë që përplasi Moskën me Tiranën

Kush është “mercenari” shqiptar në Ukrainë që përplasi Moskën me Tiranën

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Norris shkëlqen në shi, fitorja që e priste gjithë Britania

Norris shkëlqen në shi, fitorja që e priste gjithë Britania

6 July, 2025
Thellohet tragjedia nga përmbytjet në Teksas, numri i të vdekurve rritet në 69

Thellohet tragjedia nga përmbytjet në Teksas, numri i të vdekurve rritet në 69

6 July, 2025
Xi Jinping braktis samitin e Brazilit: Gruaja e Lula-s sulmoi Tik-Tok-un

Xi Jinping braktis samitin e Brazilit: Gruaja e Lula-s sulmoi Tik-Tok-un

6 July, 2025
Tre gjigantë të Premier Ligës e duan brazilianin, Reali është gati të dëgjojë oferta për Rodrigon

Tre gjigantë të Premier Ligës e duan brazilianin, Reali është gati të dëgjojë oferta për Rodrigon

6 July, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5080 shares
    Share 2032 Tweet 1270
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2546 shares
    Share 1018 Tweet 637
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1952 shares
    Share 781 Tweet 488
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1862 shares
    Share 745 Tweet 466
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1719 shares
    Share 688 Tweet 430
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM