Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka dënuar vendimin e Presidentit rus, Vladimir Putin për njohjen e republikave separatiste. Stoltenberg u shpreh se kjo cenon integritetin territorial të Ukrainës dhe ‘gërryen’ përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit. Ai theksoi edhe njëherë se Rusia po kërkon një pretekst për të pushtuar Ukrainën.
“Unë dënoj vendimin e Rusisë për njohjen për të vetëshpallurat “Republikën Popullore të Donetskut” dhe “Republikën Popullore të Luhanskut”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Kjo minon më tej sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, gërryen përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit dhe shkel Marrëveshjet e Minskut, në të cilën Rusia është palë”, tha ai.