Shkencëtarët kanë zbuluar një koronavirus të ri te lakuriqët e natës në Mbretërinë e Bashkuar që lidhet me Sars-CoV-2, infeksion i cili shkakton Covid-19.
Një studiuese universitare nga Universiteti i Anglisë Lindore (UEA) mblodhi lëndën e tyre fekale dhe sekuencimi i gjenomit gjeti në një nga 53 mostrat koronavirusin e panjohur më parë.
Ivana Murphy tha se shpresonte që zbulimi nuk do t’i shtynte njerëzit të përndiqnin lakuriqët e natës, duke shtuar: “Si në të gjithë jetën e egër, nëse ata lihen vetëm ato nuk paraqesin ndonjë kërcënim.”
Virusi i identifikuar nga ekspertët e Shëndetit Publik në Angli është quajtur RhGB01. Nuk ka gjasa të kërcënojë njerëzit nëse nuk shndërrohet dhe nuk ka asnjë provë akoma që ai të ketë kaluar te ne, thanë ekspertët.
Koronaviruset janë një familje e organizmave të ngjashëm sferikë të mbuluar me thumba proteine, të cilët i lejojnë ato të lidhen me qelizat njerëzore apo shtazore. Megjithëse ato zakonisht shkaktojnë vetëm sëmundje të vogla, të tilla si ftohjet, disa mund të jenë vdekjeprurëse, si Sars dhe Covid-19.
RhGB01 është një sarbekovirus, që do të thotë se ka lidhje me Sarsin dhe është i pari i zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar./The Independent