Një ngjarje horror ka ndodhur në Londër, nipi 31-vjeçar ka mbytur për vdekje gjyshen e tij 76-vjeçare, e më pas e ka goditur në kokë me një kavanoz.
Por nuk mbaron me kaq, Daily Mail, raporton se nipi ka abuzuar seksualisht në mënyrë të përsëritur me trupin e pajetë të gjyshes.
Mësohet se 31-vjeçari ka njoftuar vetë policinë për krimin tragjik, duke i thënë se vrau gjyshen një ditë para dhe duke pranuar se më pas e kishte përdhunuar dy herë.
Edhe pse ngjarja ka ndodhur një vit më parë, lajmi është publikuar sot nga mediet britanike.
Gjyqi për dënimin e 31-vjeçarit pritet të bëhet në mars të këtij viti.
Daily Mail, shkruan se 31-vjeçare vuan nga problemet mendore dhe se gjatë këtij viti ka qenë i izoluar në klinikë psikiatrike.