Gjykata e Tiranës dënoi me 17 vjet burg biznesmenin italian Francesco Becchetti.
Prokuroria e Tiranës kishte kërkuar 20 vjet burg për biznesmenin.
Becchetti akuzohet për vjedhje me shpërdorim detyre, pastrim parash, falsifikim dokumentash dhe skema mashtruese me TVSH-në.
Gjykata dënoi edhe Mauro De Renzis si bashkëpunetor të Becchettit me 15 burg.
8 vite burg u caktuan për të ëmën e Becchetit Liliana Condomitti, për pastrim parash.
Becchetti aktualisht ndodhet në arrati, dhe për të është lëshuar edhe një urdhër ndalimi ndërkombëtar.
Të dënuarit kanë të drejtë të apelojnë vendimin në Gjykatën e Apelit.
Disa muaj më parë Shqipëria humbi përfundimisht gjyqin me sipërmarrësin italian, lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar nga ai për mbylljen e televizionit “Agon” në vitin 2015. Gjykata e Arbitrazhit në 2019, e dënoi Shqipërinë me 110 milionë euro, me gjykimin se mbyllja e televizionit Agon ishte motivuar politikisht.